Google ADS

Futen në një ndeshje futbolli të maskuara si meshkuj

11:00 | 30 Prill 2018
Arbresh.info

Pesë gra janë maskuar si burra për t’u futur në një ndeshje futbolli në Iran.

Kjo për shkak se ato nuk kanë të drejtë të marrin pjesë aty ku ka edhe meshkuj, pasi që Irani është një Republikë Islamike, transmeton portali arbresh.info.

Me mjekra të rrejshme, paruka dhe rroba meshkujsh, grupi u fut duke e mashtruar sigurimin në stadiumin Azadi të Teheranit, për të shikuar ekipin e zemrës Persepolis duke fituar kupën e Ligës Profesionale të Gjirit Persik.

Gratë e kanë të ndaluar të marrin pjesë në ndeshje futbollistike që nga viti 1979, kur edhe u bë revolucioni islamik, me zyrtarët që thonë se ato duhet të mbrohen nga atmosfera vulgare./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme