Grupet e huaja kriminale janë duke i futur ‘rrënjët’ në Sidnej, kjo për shkak se ata nuk kanë frikë nga policia australiane.
Kartelet meksikane të drogës, gangsterët nigerianë, dilerët armenë të kokainës, mafia italiane e sindikatat kineze të gjitha këto janë duke u vendosur në New South Wales, sipas forcave të rendit, transmeton portali arbresh.info.
Gangsterët janë duke ngritur dyqane në Sidnej, sepse nuk kanë respekt për policinë australiane, raporton The Daily Telegraph.
Me arritjen çdo herë e më të madhe të mafiozëve, qyteti është shndërruar në vend që mbledh kriminelët më shumë se më parë, sipas artikullit.
E vrasjet në pikën e ditës të stilit të ekzekutimit nuk kanë munguar. Është rasti i Mahmoud ‘Mick’ Hawi, i cili u qëllua me armë zjarri në makinën e tij.
Njësoj edhe anëtari i bandës italiane Pasquale Barbaro, ai u mbyt para shtëpisë së tij./Arbresh.info/
KUJDES PAMJET JANË TË RËNDA
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...