Haradinaj thotë se Kosova është e hapur për investime nga Arabia Saudite

09:58 | 30 Prill 2018
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sot me Këshillin e Odave Ekonomike dhe përfaqësues të bizneseve të ndryshme nga Arabia Saudite.

Në takim është diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe rreth investimeve e projekteve potenciale, që mund të bëhen në Kosovë.

“Prurjet e investimeve të huaja janë nxitësit themelorë të rritjes ekonomike. Kosova, ka krijuar tashmë klimë të volitshme investuese dhe si destinacion atraktiv, ofron mundësi të shumta për investimin e kapitalit të huaj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme