Presidenti francez Emmanuel Macron ka folur me homologun e tij iranian për t’i kërkuar atij të hyjë në bisedimet për marrëveshjen bërthamore.
Në bisedën telefonike, presidenti Hassan Rouhani tha se marrëveshja e miratuar nga shtatë shtete është e panegociueshme, transmeton portali arbresh.info.
Më parë, Franca, Britania dhe Gjermania u dakorduan që marrëveshja aktuale me Iranin është mënyra më e mirë për të ndaluar zhvillimin e armëve bërthamore.
Por, ata gjithashtu thanë se shqetësimet e ngritura nga presidenti amerikan Donald Trump duhet të adresohen.
Trump pritet të vendosë në javët në vazhdim nëse do të dalë nga marrëveshja e vitit 2015.
Ai ka qenë një kritik i madh i marrëveshjes ndërkombëtare, madje e ka quajtur të çmendur./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...