Google ADS

Kosova merr pjesë për herë të dytë në Festival of Code në Angli

11:14 | 3 Gusht 2015
Arbresh.info

Kosova sivjet merr pjesë për herë të dytë në Festivalin e Kodit në Angli, i organizuar nga Young Rewired State (YRS), me seli në Londër. Ky aktivitet i cili cilësohet si ngjarja më e madhe e përvitshme në fushën e teknologjisë për hakerët e rinj në botë mundësohet nga kompania lidere e teknologjisë në Kosovë, Cacttus.

“Për herë të parë në këtë ngjarje Kosova mori pjesë në vitin 2014, edhe pse ishte hera e parë, ajo i ka marrë dy çmime” thotë Elona Dika, lidere e trajnimit të zhvillimit.

Ky festival mbahet nga data 27 Korrik deri më 31 Gusht, ku programuesit e rinj do të mbajnë aktivitete vullnetare të udhëhequr nga qendra lokale për zgjedhjen e problemeve të kodimit në botë. Ky festival u mundëson të rinjve të zhvillojnë aftësitë e tyre me ndihmën e mentorëve ekspertë dhe kolegëve.

Festivali i Kodit filloi punën e tij në vitin 2009  me 50 të rinj autodidakt në kodim. Që nga ai vit, numri ka shkuar duke u rritur në 1200 të rinj nga Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania dhe Kosova.

Jozefi Komani 10 vjeç është njëri prej koduesve të rinj kosovar që po merr pjesë në festivalin e kodimit në Londër. Ai tregon për përshtypjet e tij në Festivalin e Kodit: “Kam marrë pjesë edhe vitin e kaluar në Festivalin e Kodit, më ka pëlqyer shumë, prandaj edhe sivjet do të jem pjesë e këtij festivali”.

Young Rewired State është komunitet i programuesve nën moshën 18 vjeçare, të cilët prezantohen në botë, përmes mentorëve ekspertë e kolegëve që kanë të përbashkët dashurinë rreth teknologjisë.

Qëllimet e YRS janë që të identifikojnë e edukojnë një komunitet me kodues të rinj dhe t’i pajis ata me aftësitë që të bëhen profesionistë në teknologji dhe t’iu japë mundësi të tjera për të ardhmen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme