Gjersa Maqedonia pritet të angazhojë edhe njësinë speciale për kërkimin e dy policëve, të cilët me veturën zyrtare kanë rënë në lumin Lepenc, qytetarët e Kosovës përmes rrjeteve sociale, kanë bërë ftesë që të bashkohen në kërkimin e policëve të zhdukur pas aksidentit.
Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena janë zhdukur që nga mbrëmja e së shtunës pas një aksidenti në rrugën Hani i Elezit-Kaçanik.
Policia e Kosovës thotë se për shkaqe ende të panjohura, vetura në të cilën gjendeshin dy policët kishte humbur kontrollin dhe kishte dalë nga rruga, duke rënë nga një lartësi në rrjedhën e lumit Lepenc.
Vetura në të cilën ndodheshin policët është nxjerrë nga lumi, ndërkohë që dje gjatë ditës janë bërë kërkime nga FSK-ja, njësitë për kërkim-shpëtim dhe banorët e komunave Hani i Elezit dhe Kaçanik.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...