Google ADS

Cozman nuk e ka harruar ende Tunën? Ja detaji që ngriti dyshime

01:30 | 30 Prill 2018
Trina Galanxhi

Edhe pse u bën gati 3 vite që çifti i famshëm i show-bizz-it Cozman dhe Tuna janë ndarë, duket se për njërin prej tyre ende nuk ka kaluar si histori. Ndonëse Tuna ka vazhduar jetën me babain e fëmijës së saj Patris Berisha, Cozman ende e kujton.

Kështu duket të paktën në foton e fundit publikuar prej tij. Bëhet fjalë për mikrofonin e famshëm me emrin e tij, që ia ka dhuruar Tuna kur Cozman kishte ditëlindjen në 3 gusht 2015. Në atë kohë, Tuna publikoi në profilin e saj në Instagram dhuratën për të dashurin e saj, mikrofonin me gurët e shndritshëm që formonin emrin Cozman.

Pikërisht 3 vjet më pas, Cozman ka publikuar foton e mikrofonit, ndoshta për të kujtuar Tunën se ende mendon për të dhe kohën kur ishin bashkë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme