Kaluan katër breza nga koha e Luftës se Dytë Botërore dhe në arenën publike të ujërave të ndotura me ideologji kanë mbetur më pak njerëz që gjykojnë kombin me syzet e ideologjisë politike.
Pas 100 vjetësh do kalojnë edhe katër breza të tjera të cilët akoma me shume nuk do duan t’ia dine për ideologjitë e viteve 1940.
Ndërkohë që tek fqinjët tanë ideologjia është etni , që përdoret vetëm për të zmadhuar territoret mbi kurrizin e shqiptarëve, në Shqipëri ndodh e kundërta. Të jetosh në Tokë dhe të sillesh sikur banon në Hënë do të thotë ti përkasësh ‘elitës shqiptare’ nga ana e ideologjike sepse vetëm shqiptarët nuk gjykojnë si etni por gjykojnë mes ideologjisë fetare dhe politike.
Rexhep Mitrovica i përkiste asaj elite që interesohej për mëmëdhe dhe jo për ideologji por mjerisht shpura ideologjike me fole në Beograd ia doli të nxis vëllavrasjen ideologjike shqiptare. Kjo shpurë i ka rrënjët e thella dhe sot kësaj dite. Me 1944 vdiq koha e burrave dhe ka ardhur koha e ‘burecave’. Altin Kocaqi
Rexhep Mitrovica
Më 14 shtator 1943 në Tiranë u formua një këshill provizor prej 22 vetash, i cili shpejt zgjodhi një Komitet Ekzekutiv Provizor prej shtatë vetash që kryesohej nga Ibrahim Biçaku. Ky Komitet Ekzekutiv Provizor do të drejtonte punët e shtetit deri në formimin e një qeverie legale, do të bënte shpalljen publike mbi gjendjen në Shqipëri të njohur nga Berlini si shtet të pavarur, do të marrë masa për të sjellë rregull e qetësi në kryeqytet e në vendet e tjera, do të pranojë dorëheqjen e qeverisë së kohës të kryesuar nga Eqrem Libohova, do të ndikojë në lirimin e dy mijë të burgosurve politik që mbaheshin në kampin Porto-Romano në Durrës etj.
Berlini e pranoi qeverinë, nuk mori masa të imponimit të një administrate ushtarake që zakonisht e karakterizon sundimi e zaptimi i huaj në kohë lufte. Organet e sigurimit ushtarak gjerman vazhduan të mbajnë qëndrim të mospërzierjes në çështjet e brendshme shqiptare. Pushtuesit gjerman nuk arritën të shfrytëzojnë prodhimet e ekonomisë shqiptare. Në saje të pasurisë bujqësore-blegtorale të Kosovës, në Shqipëri kishte një bollëk të jashtzakonshëm në gjëra ushqimore dhe në mallëra industriale. Ushtarët gjerman ishin të detyruar që të blejnë mallra në tregun shqiptar me franga shqiptare.
Më 16 tetor 1943 u mblodh në Tiranë Kuvendi Kombëtar, i cili shpalli “Këshillin e Lartë të Regjencës” të përbërë nga Mehdi Frashëri, Fuad Dibra, Anton Harapi, Lef Nosi dhe më 5 nëntor 1943 Regjenca emëroi qeverinë me kryeministër Rexhep Mitrovicën, të cilit iu besua edhe detyra e Ministrit të Kulturës Popullore. Asambleja Kombëtare e përgjithshme që përbëhej nga përfaqësues të të gjitha viseve të Shqipërisë dhe atyre të përtej kufijve të vitit 1913, pra kurrë në historinë shqiptare nuk ishte përfaqësuar nga të gjitha krahinat që flasin gjuhën shqipe, shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe neutralitetin e saj.
Bashkëpunimi i kryeministrit me gjeneralin gjerman për Evropën Juglindore, Nojbaher, në fillim jepte rezultate të kënaqshme për kapërcimin e vështirësive të shumta me të cilat po ballafaqohej populli shqiptar. Ish deputeti i parlamentit të parë demokratik shqiptar, ish Ministri për Arsim, pjesëmarrsi në aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i parë i Lidhjes Popullore Shqiptare në Mitrovicë, kryetari i parë i Komitetit Qendror të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, nacionalisti dhe personaliteti i shquar i arsimit dhe kulturës shqiptare, që u sakrifikua shpesh për t’i shërbyer momentit kritik në të cilin po kalonte kombi, Rexhep Mitrovica, formoi kabinetin e tij që kishte në përbërje mjaft personalitete me edukatë shkollore të lartë, që nuk ishin vegla të fuqisë së huaj me këtë formacion: Rrok Kolaj, Ministër i Drejtësisë, Xhafer Deva, Minitër i Punëve të Brendshme (shtator 1943-qershor 1944), Ago Agaj, Ministër i Ekonomisë, Sokrat Dodbiba, Ministër i Financave, Musa Gjylbegaj, Ministër i Botores, Kolë Tromara, Ministër i Kulturës e Propagandës, Eqrem Çabej, Ministër i Arsimit, Bahri Omari, Ministër i Punëve të Jashtme, Vehbi Frashëri, Qazim Bllaca e Ernest Çoba- nënsekretarë të shtetit.
Qeveria e tij kishte nën administrimin e vet pjesën më të madhe të Kosovës të bashkuar me Shqipërinë. Ajo nuk kishte përfaqësimin e asnjë force politike ose konsensusin e forcave politike kryesore që dominonin skenën luftarake në Shqipëri, përkundrazi, përfaqësonte kombin shqiptar deri në Mitrovicë, mbështetej brenda vendit dhe premtonte se do të siguronte normalitetin në kushte të pushtimit në mënyrë që Shqipëria mos të dilte e shkatërruar nga lufta.
Partia Komuniste e denonconte qeverinë e Rexhep Mitrovicës duke e quajtur qeveri kolaboracioniste, qeveri kukull naziste, tradhtare të idealeve kombëtare etj. Zjarri i luftës vëllavrasëse po ndizej dhe atij më shumë po i frynin Dushan Mugosha e Miladin Popoviqi përmes disa komunistëve shqiptarë. Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Jugosllave në një letër që ua dërgonte komunistëve shqiptarë të udhëhequr nga D. Mugosha e Enver Hoxha, ndër të tjera, me cinizëm, thuhej: “Të ngresh çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, do të thotë t’u japësh dorën reaksionarëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe vetë armikun…Jugosllavia e re që po ndërtohet, do të jetë një vend i kombeve të lira dhe, si rrjedhim, nuk do të ketë vend për shtypje kombëtare të pakicave shqiptare” (Rexhinald Hilbert, Fletorja e Hidhur, f. 12.).
Gjatë kohës së qeverisjes së Rexhep Mitrovicës nuk ka pasur parti naziste në Shqipëri, nuk kanë ekzistuar formacione përkatëse të organizuara të rinisë shqiptare. Në godinën shtetërore ose në qendrat tjera publike ka valuar vetëm flamuri shqiptar pa asnjë shenjë, nuk janë ekspozuar fotografi të udhëheqësve të huaj, as nuk janë përkrahur përshëndetjet e huaja. Qeveria e Tiranës, të cilën e ushëheqte Rexhep Mitrovica, i vuri vetes për detyrë që të parandalojë depërtimin e ideologjisë komuniste dhe ndikimin serbosllav.
Rexhep Mitrovica kishte shpresë të madhe dhe shpesh e përkrahte mendimin e Xhafer Devës se vetëm anglo-saksonët janë shpresë e vetme e shqiptarëve që t’i shpëtojnë ata nga kuçedra sllavo-komuniste. Kabineti i qeverisë me Rexhep Mitrovicën, Kolë Tromarën, Xhafer Devën etj. punoi në drejtim të ruajtjes së rendit e qetësisë, duke iu kundërvënë asaj kategorie njerëzish, të cilët thoshin se Kosova nuk i përkiste Shqipërisë, se nuk e donin bashkimin e Kosovës për të mos ndryshuar përpjestimin fetar etj. Në këtë kohë, thoshte Ago Agaj, kur populli shqiptar kishte humbur plotësisht orientimin, duhet bërë përpjekje të mëdha, duhet bërë sakrifica të mëdha për ta vetëdijësuar e bashkuar atë.
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...