Jep dorëheqje Sekretarja e Shtetit në Britani të Madhe

23:50 | 29 Prill 2018
Trina Galanxhi

Sekretarja e Shtetit në Britani të Madhe, Amber Rudd ka dhënë dorëheqje.

Rudd, e cila kishte për detyrë të bënte një deklaratë në Parlament  gjatë ditës së hënë, ishte nën presion mbi skandalin Ëindbrush, transmeton portali arbresh.info

Ajo është përballur me kritika për ekzistencën e synimeve nga Home Office.

The Guardian gjatë ditës së sotme ka botuar një letër të Theresa May, ku theksohej se Rudd kishte qëllim të deportonte më shumë se 10 përqind të emigrantëve ilegalë.

Rudd ka dhënë dorëheqje përmes një telefonate me kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme