Ushtria siriane ka thënë se ka pushtuar disa fshatra nga forcat kurde të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara në lindje të Lumit Eufrat, afër kufirit me Irakun.
Televizioni shtetëror ka thënë më 29 prill se fshatrat kanë qenë pjesë e territorit që milicia kurde ka pushtuar nga militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS) në provincën Deir Zor, transmeton REL.
Ushtria siriane është përleshur rrallë me Njësitet kurde për Mbrojtjen e Popullit, e cila ka qenë pjesë e aleancës së Forcave Demokratike Sirine, gjatë fushatës kundër IS-it.
Gjatë asaj kohe forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad janë fokusuar në rikthimin e kontrollit të militantëve në perëndim të Lumit Eufrat, duke qëndruar larg territorit të lindje të lumit.
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...