Rafael Nadal mposhti në finale në vetëm dy sete adoleshentin grek, Stefanos Tsitsipas, duke koleksionuar për herë të 11-të në karrierë turneun e Barcelonës.
Rafa mbrojti me sukses kështu 500 pikët e sezonit të kaluar, duke zgjatur mbretërimin e tij në fronin e këtij sporti edhe me dy javë të tjera, pasi në Mastersin e Madridit Nadal është i dënuar për të mbrojtur edhe 1.000 pikë të tjera.
Në fushën qendrore të turneut katalanas, që mban pikërisht emrin e tij, numri 1 i botës humbi me zero game-n hapës, megjithatë në vazhdim kampioni në fuqi humbi vetëm gjashtë pikë gjithsej, duke fituar pesë game radhazi.
“Mbreti i fushave me dhe” përfitoi nga hutimi dhe gabimet pafund të numrit 63 të botës, për të fituar më pas 7 nga 8 game-t e fundit të takimit, duke mbyllur gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 6-2, 6-1 në vetëm 1h18′, përcjell Supersport.
Dy tenistët ndesheshin për herë të parë ndërmjet tyre dhe natyrisht te adoleshenti helen influencoi shumë edhe mungesa e eksperiencës, gjithsesi Stefanos Tsitsipas ish-numri 1 i botës në kategorinë e të rinjve, u bë i pari tenist grek që luajti në finalen e një turneu ATP, që nga koha e Nicholas Kalogeropoulos, 45 vjet më parë në Washington.
Gjatë javës 19-vjeçari nga Athina eliminoi njëri pas tjetrit tenistë si Diego Schëartzman, Albert Ramos Vinolas, Dominic Thiem dhe Pablo Carreno Busta që konsiderohen specialistë në këtë lloj sipërfaqe dhe në fakt për ecurinë e shkëlqyer në turneun e Barcelonës tenisti grek shpërblehet me katapultimin me afërsisht 20 vende, duke u bërë njëkohësisht edhe tenisti i parë helen që pozicionohet brenda 50 të parëve të botës në këtë sport.
Për Rafën duke përfshirë edhe dy takimet në Kupën Davis kjo ishte fitorja e 19 radhazi në clay court, ecuri fenomenale që e çon Rafën në plot 46 sete rresht pa humbje në fushat me dhe, një rekord absolut për këtë sport.
Për 31-vjeçarin spanjoll ky është trofeu i 55 në clay court, si dhe turneu i 77 ATP në karrierë, arritje që e barazon në vendin e katërt në klasifikimin e të gjitha kohërave me të madhin John McEnroe, ndërkaq triumfi në Barcelonë e barazon Rafën gjithashtu në kuotën 20 edhe për sa i përket turneve me vlerën e 500 pikëve me zviceranin Roger Federer.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...