Numëron ditët dhe pret të shohë të birin jashtë hekurave. Është nëna e 17 fëmijëve, nëntë djem dhe tetë vajza. Pesë fëmijë i ka humbur në mosha të ndryshme, dy nga ata tragjikisht.
Kurse njërin djalë, Vasilin e ka në burg sepse protestoi kundër taksës së Rrugës së Kombit.
Nexhmije Laçi, bashkë me familjen, nga fshati Bardhoc u vendos në periferi të Kukësit për një jetë më të mirë. Shtëpitë e nisura prej 10 viteve nuk kanë përfunduar së ndërtuari akoma.
Nëna e Vasil Laçit shprehet: “Ata do t’i lirojnë, nëse do i gjejë më zi se i ka gjet, me nuse, e cull do dal te gjykata, te turizmi i ri do dal, na erdh shpirti në fyt”.
Ndërsa Urimi, vëllai i Vasilit bën çdo ditë bën rrugën e Tiranës për t’u takuar me avokatë, gjykatës e prokurorë. Edhe vetë ai ishte në protestë dhe e përshkruan kështu: “Atë ditë kam qenë unë i pari që kam dalë në protestë. Për të drejtat e mia, të qytetarëve të Kukësit. Asnjë gjë më të madhe nuk ka bë Vasili, si gjithë të tjerët, se policia bëri provokimin, siç reagova unë ndaj policisë i pari që kam hy në kordon dhe më ka lëshu sprajt. Akoma nuk jam në terezi me sytë e mi”.
Në Kukës pritet të përgatitet tubimi i radhës para seancës gjyqësore të Gjykatës së Lartë rreth datës 4 maj. /ABCNEWS
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj