Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se zhdukja e dy policëve në lumin Lepenc është ngjarje e rëndë për vendin dhe lajm tronditës për të gjithë.
Përmes një statusi në rrjetin social facebook, Pacolli ka thënë se shpreh respektin e lartë për autoritetet përgjegjëse të sigurisë, Policinë, FSK-në si dhe qytetarët vullnetarë të shumtë, që po e bëjnë gjithçka për gjetjen e tyre.
Statusi i plotë:
Zhdukja e dy policëve në lumin Lepenc është ngjarje e rëndë për vendin dhe lajm tronditës për të gjithë ne. Shpreh respektin e lartë për autoritetet përgjegjëse të sigurisë, Policinë, FSK-në si dhe qytetarët vullnetarë të shumtë, që po e bëjnë gjithçka për gjetjen e tyre. Përderisa, kërkimet vazhdojnë, qëndrojmë bashkë me familjet dhe të afërmit e tyre në këto momente të vështira.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë