Google ADS

Ajeti shënon dy gola në Zvicër

19:30 | 29 Prill 2018
Arbresh.info

Sulmuesit nga Kosova, Albian Ajetit, i mjaftuan 22 minutat e fundit që të shënoi dy gola për fitoren e thellë të Baselit me rezultat 6:1 kundër Thunit.

Ajeti u paraqit nga minuta e 68-të, ku shënoi në minutën e 75-të e të 68-tën. Stocker (7′), Campo (13′), Manzambi (47′), van Wolfswinkel (57′), Ajeti (75′ e 86′) realizuan për Baselin dhe Sorgic (40′) për Thunin.

Futbollisti Jetmir Krasniqi futet në minutën e 68-të për fitoren e Luganos me rezultat 2:1 ndaj St. Gallenit.

Futbollistët Toni Domgjoni e Izer Aliu luajtën standardë e Mirlind Kryeziu nga minuta e 79-të për Zurich-un që barazoi 3:3 me Sionin e Ermir Lenjanit. Aliu u zëvendësua në minutën e 83-të, kurse Lenjani në atë të 88-tën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme