Gjykata Penale në Bagdad ka dënuar me burgim të përjetshëm 19 grua ruse pas akuzave se të njëjtat i janë bashkuar grupit militant, Shteti Islamik (IS).
Kjo gjykatë ka ndëshkuar me këtë dënim edhe gjashtë gra nga Azerbajxhani dhe katër nga Taxhikistani.
Identiteti i grave ende nuk është bërë i ditur.
Shumica e të pandehurave i kanë thënë gjykatës se ato janë dërguar nga Turqia në Irak kundër dëshirës së tyre.
Më herët gjatë këtij muaji, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova, ka thënë se mes 50 dhe 70 është numri i grave “rusisht-folëse” që gjenden në burgjet e Bagdadit, së bashku me më shumë se 100 fëmijë.
Zakharova ka thënë se ambsadës nuk i është lejuar qasja te këto gra dhe se identiteti i tyre mund të bëhej i ditur vetëm pasi të përfundojë procesi gjyësor.
Në muajin shkurt, Iraku i ka kthyer Rusisë 27 gra së bashku me fëmijët e tyre, pasi ishte vërtetuar se ato ishin mashtruar për t’iu bashkuar IS-it.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?