Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka në plan të ftojë ekspertë dhe gazetarë nga Seuli dhe Shtetet e Bashkuara për të parë momentin kur Koreja e Veriut të mbyllë objektin e saj të provave bërthamore, në maj. Njoftimin e bënë sot zyrtarë koreano-jugorë.
Sekretari i shtypit në zyrën e presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Young-chan, citoi udhëheqësin koreano-verior sipas të cilit “Shtetet e Bashkuara, megjithëse janë nga natyra e tyre armiqësore ndak Koresë së Veriut, do të mësojnë sapo të fillojnë bisedimet se unë nuk jam një individ që do të përdorë armë bërthamore kundër Koresë së Jugut apo Shteteve të Bashkuara në anën tjetër të Paqësorit”.
Zoti Kim premtoi të ndryshojë orën në Korenë e Veriut për ta sinkronizuar me Korenë e Jugut.
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur optimizëm për takimin me udhëheqësin koreano-verior pas bisedimeve që zhvilloi dje me Presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in dhe kryeministrin e Japonisë Shinzo Abe./VoA/
Specialja ia refuzon Isni Kilajt kërkesën për udhëtim në Shq...
Trepça e nis me fitore ndaj Golden Eagle Yllit
KFOR: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin urgjentisht ...
UEFA ndalon Ineos të ndërveprojë me Nicen para ndeshjeve në ...
Drejtorja Menaxhuese e FMN-së: Rezultatet e Kosovës në menax...
Greqia dhe Turqia shqyrtojnë mundësinë e fillimit të bisedim...