Google ADS

Gjigantit spanjoll nuk i intereson Lewandowski

18:35 | 29 Prill 2018
Arbresh.info

Real Madridit nuk i intereson ylli i Bayern Munich Robert Lewandowski, sipas Lothar Matthaus.

Lewandowski është përfolur për një kalim te gjigantët e La Liga-s pas katër sezoneve të suksesshme te bavarezët, duke shënuar 39 gola në të gjithë kompeticionet këtë sezon.

Standardet e stërvitjes së polakut janë vënë në dyshim kohët e fundit, por trajneri Jupp Heynckes ka mohuar raportet.

Matthaus, një ish-lojtari Bayern dhe Gjermanisë, thotë se Madrid nuk është duke ndjekur Lewandowski-n.

“Sipas informacioneve që kam unë, Real Madrid nuk interesohet për Lewandowski-n,” shprehet ai për Sky.

Matthaus ka nxitur lojtarin të jetë vendimtar në ndeshjet e mëdha, me Bayern që do të udhëtojë në Madrid për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinalen e Champions League.

“Kam dëgjuar që është apatik në stërvitje, dhe mbase kjo e bën diferencën në ndeshjet e mëdha. Ai duhet të fokusohet te futbolli në fushë.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme