Prishtina dhe Drita kanë shënuar fitore tejet të rëndësishme në xhiron e 29-të të Vala Superligës së Kosovës.
Tifozët e futbollit në Kosovë po përjetojnë sezonin më dramatik në Superligën e Kosovës që nga paslufta.
Këtë dramë e kanë shkaktuar skuadra e Dritës dhe e Prishtinës, që vazhdojnë garën për titulli edhe pas kësaj xhiroje.
Prishtina në Pejë, ka arritur të mposht 3:2 Llapin e Batatinës.
Januzi me dy gola dhe Hoxha me një, shënuan për Prishtinën.
Ndeshja shumë interesante ishte ajo e zhvilluar në Gjilan, mes Dritës dhe Feronikelit, ku pati përmbysje të rezultatit, nga 0-1 në 3:1.
Feronikeli vuri në vështirësi të mëdha vendasit, kur shënoi në minutën e 27’ përmes Hotit.
Pjesa e dytë e kësaj sfide dhuroi emocione të mëdha, me Dritën që realizoi tre herë.
Shabani fillimisht barazoi në 1:1 në minutën e 62’, ndërsa Gërbeshi në minutën e 89’, kaloi për të parën herë Dritën në epërsi, kur shënoi nga penalltia.
Fitoren e Dritës e vulosi Kryeziu, që shënoi në minutën e 97’.
Pas xhiros së 29-të, Drita mbetet në krye me 59 pikë, ndërsa Prishtina në vendin e dytë me 56 pikë. Në xhiron e ardhshme Drita zhvillon derbin me Gjilanin, ndërsa Prishtina udhëton te Feronikeli.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë