Manchester City turpëron West Hamin

17:25 | 29 Prill 2018
Arbresh.info

Man City e ka mposhtur 4-1 West Ham Unitedin.

Me titullin tashmë në xhep, Manchester City po shkel këdo që po i del para në sfidat e mbvetura në Premielrigë.

Në xhiron e 36’, të besuarit e Pep Guardiolas triumfuan në udhëtim 1-4 kundër West Ham United.

Leroy Sane 13’, autogol Pablo Zabaleta 27’, Gabriel Jesus 53’ dhe Fernandinho 64’ – shënuan për Cityn, ndërsa golin e nderit për vendasit e realizoi Aaron Cresswell 42’.

Me këtë fitore, City ka shkuar në kuotën e 93 pikëve dhe me tri ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit – synimi është 100 pikë, rekord në Premierligë.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme