Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se është i lumtur në klub, duke i hedhur poshtë spekulimet rreth të ardhmes së tij.
Ish trajneri i Villarealit qysh në sezonin e tij të parë do ta fitojë ligën dhe tashmë Kupën e Mbretit e ka fituar, duke e poshtëruar Sevillën në finale.
Por, largimi i hershëm nga Liga e Kampionëve ka bërë që mediat spanjolle të spekulojnë rreth të ardhmes së tij në klubin katalan.
Megjithatë, ato raportime janë hedhur poshtë nga presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu, dhe tani Valverde ka theksuar se fjalët rreth pozitës së tij janë normale.
“Nuk kam dyshim se flitet në çdo mënyrë për trajnerin, por unë kam kontratë edhe për vitin e ardhshëm dhe jam i lumtur këtu”, ka thënë Valverde për Mundo Deportivo.
“Bartomeu thotë se unë vazhdoj? Epo, nëse presidenti e thotë atë, atëherë unë s’kam çfarë them”, shtoi ai. /arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...