Flokët e holla duhet të jenë të stilizuara dhe të rregulluara ashtu që të theksojnë vëllimin dhe të duken të më të dendura seç janë në realitet.
Nuk po ju detyrojmë të shkoni te floktari, mirëpo kur t’i shkoni këto super flokë të të famshmëve, jemi goxha të sigurt që do të mendoni për këtë gjë…
Jemi të sigurt që do të keni flokë të rregulluar për mrekulli! – transmeton Telegrafi.
Flokët lob
Lobi i shkurtuar lehtë pjerrtas, i cili bie mbi supe do tua shtojë vëllimin dhe formën flokëve tuaj të hollë. Nëse me atë rast i shtoni edhe balluket dhe shtresat shkujdesur, nuk do të mund të besosh se si flokët tuaj vërtetmirë mund të duken!
Shtresat e gjata dhe të lehta
Nëse vëllimi i flokëve është ai që më së shumti të mungon, por ende dëshiron t’ua ruash gjatësinë flokëve tuaj, më së miri do të jetë të lusësh floktarin që t’u bëjë teksturë majave të flokëve. Të nevojiten shtresa të holla, të lehta të cilat nuk do të rëndojnë flokët.
Bob i shprishur
Çfarë është më mirë se bobi? Bobi i shprishur. Shtresat e lehta dhe majat push mu si edhe paksa prerja asimetrike do ta bëjnë këtë frizurë më të thjeshtë për mirëmbajtje dhe arritje të vëllimit.
E ashtuquajtura “Swag”
Kjo frizurë moderne, paksa me emrin e çuditshëm është absolutisht e përsosur për vajzat me flokë të hollë. Përse? Për shkak që balluket shtojnë vëllimin dhe rrumbullakojnë fytyrën, ndërkaq në shtresat e shprishura është e thjeshtë të formësohen në dredha. /Telegrafi/
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...