Gjatë shumë konferencave për shtyp, kryeministri Zaev ka bërë me dije se po vazhdon bisedimet me partitë shqiptare për përfshirjen e tyre në shumicën e re e parlamentare. Dy krahet e Lëvizjes Besa dhe PDSH-ja e Thaçit ka qenë pjesë e këtyre bisedimeve, duke u anashkaluar Aleanca për shqiptarët, edhe pse Zaev i kishte ftuar që përsëri të bashkëpunonin, shkruan Gazeta Express.
Në fjalimin e tij të fundit, Zaev u shpreh se brenda javës së ardhshme do të dihen saktësisht ndarjet e resorëve që do të kenë partnerët e ri të koalicionit. Sipas burimeve jozyrtare, më i afërt për t’u bërë pjesë e Qeverisë është krahu i Afrim Gashit, ku së bashku me deputetët e PDSH-së do formonin grupin parlamentar. Ndryshime do të ketë edhe në mës LSDM-së dhe BDI-së, ku këmbimi i parë do të jetë në mes Ministrisë së arsimit dhe asaj të drejtësisë.
Për partnerët e ri në Qeveri janë të gatshme pozitat e Aleancës që i lëshoi, duke përfshirë edhe një Zëvendëskryeministër për reforma. Ndërsa i luhatshëm është pozicioni i Vesel Memedit dhe Ministrisë së pushtetit lokal ku flitet që kjo ministri do t’u ofrohet partive me më shumë peshë politike./Gazeta Express/
15 kilogramë eksploziv, Sveçla jep detaje nga sulmi që ndodh...
Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja ...
Guxo dënon sulmin në veri: Republika e Kosovës nuk iu nënsht...
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri