Në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, migrimi masiv i shqiptarëve të Kosovës, bëri që të ‘pushtojnë’ shtete të ndryshme të Evropës, pasi u larguan me dhunë nga vendi i tyre.
Njëri nga shtetet me më së shumti shqiptarë nga Kosova është Belgjika, ku shqiptarët janë integruar dhe bëjnë një jetë të mirë.
Përveç integrimit dhe socializimit në vendet ku jetojnë bashkatdhetarët tanë, kudo që janë kanë themeluar edhe shoqata të të ndryshme, ku zhvillojnë aktivitetet e tyre.
Rreth 30 vite më parë, në qytetin Antwerpen u themelua Bashkësia e Femrës Shqiptare në Belgjikë.
Kjo bashkësi u themelua në lokalet e klubit shqiptar ‘Kontakti’, ku në atë kohë morën pjesë mbi 60 femra shqiptare.
Bashkësia e Femrës Shqiptare u themelua në Belgjikë me qëllim që aktivitetin ta zhvillojë në mënyrë të organizuar dhe për tu dëgjuar më shumë zëri i femrës.
Kjo shpoqatë kishte edhe kryesinë që përbëhej prej pesë vetash: Nazmie Krasniqi, Shukrane Qarolli, Nashide Çoçaj, Fitore Qazimi dhe Kefsere Reka.
Ndërkohë, kryetare e Bashkësisë së Femrës Shqiptare ishte zgjedhur Nazmie Krasniqi.
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare