Google ADS

Bleta Brovina fillon punën për këngën e re

09:59 | 29 Prill 2018
Arbresh.info

Para një muaje ka sjell këngën e fundit ndërsa paraprakisht kishte bashkëpunuar edhe me McKreshën.

“Për ty”, titullohet kënga e fundit e Bleta Brovinën, të cilën e solli me videoklip mjaft të veçantë.

Duket se suksesi i arritur me këngën e lartcekur, ka bërë që këngëtarja të nis punën për këngën e re.

Bukuroshja shihet në një studio muzikore teksa bën me dije se është duke punuar në projektin e ri.

“Fotot e mia. Së shpejti”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja në llogarinë personale në Instagram.

Bleta gjithashtu zbulon se për krijimtarinë e re po bashkëpunon me Nurteel ndërsa producent është Bini Nebihu.

Ndryshe, këngëtarja nuk do të ndalet me kaq, pasi që ka paralajmëruar edhe këngë të reja gjatë zezonës së verës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme