Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura ruse,gjenerali Sergej Rudskoj ka thënë se raketa “tomahawk” e cila nuk kanë shpërthyer dhe një tjetër raketë e precizitetit të lartë e cila lëshohet nga ajri, të cilat SHBA dhe aleatët e saj i përdorën gjatë sulmeve ajrore ndaj Sirisë më 14 prill, janë sjellë në Moskë, thekson CNBC amerikan, transmeton lajmi.net.
Ai në një konferencë për media ka thënë ekspertët ushtarakë rusë tashmë po i studiojnë ato raketa.
“Ato raketa nuk kanë arritur të shkojnë deri te caqet, sigurisht për shkak të problemeve teknike, të cilat kanë sjellë deri te rreziku i shkatërrimit të objekteve civile dhe viktimave civile. Ato dy, raketa ‘tomahaëk’ dhe raketa e saktësisë së lartë janë sjellë në Moskë”, ka thënë Rudskoj.
Nga ana tjetër, nga ministria amerikane e Mbrojtjes theksojnë se pohimet e Moskës janë absurde.
Zëdhënësi i Pentagonit, Eric Pahon i ka thënë CNBC-së se pohimet e Rusisë janë tërheqje e vëmendjes nga aleanca e Rusisë me regjimin e presidentit sirian, Bashar al Asad.
“Ky është edhe një shembull i kampanjës ruse të dezinformimit në mënyrë që të tërhiqet vëmendja nga bashkëpunimi moral me regjimin kriminal të Asadit dhe dhuna ndaj civilëve në Sirinë perëndimore”, ka thënë ai.
Pahon ka thënë se SHBA-të kur bëhet fjalë për raketat ‘tomahawk’ të cilat Rusia thotë se i ka zënë, nuk kanë parë asnjë fakt, përveç deklaratat që janë dhënë për mediat shtetërore ruse. /Lajmi.net/
Shqipëri: Kuvendi voton buxhetin për vitin 2025
Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve në bjeshkën e L...
Amad Diallo sjell gëzimin e parë evropian për Man Utd
Hamza planifikon ta themelojë Bursën e Kosovës
Policia arreston tre persona në Argjentinë që mund të kenë l...
Biden u bënë thirrje amerikanëve për qetësi dhe unitet