Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit në Lepenc, policia thotë se vetura theu barrierat e urës së lumit

01:24 | 29 Prill 2018
Trina Galanxhi

Mbrëmjen e vonë të së shtunës, një veturë e Policisë së Kosovës në rrethana ende të panjohura ka rënë në lumin Lepenc.

Sipas raportimeve ende nuk dihen shkaqet që çuan deri në fundosjen e veturës policore në të cilën gjendeshin dhe dy pjesëtarë të policisë tashmë të zhdukur, njofton Klan Kosova.

Sipas Zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi vetura kishte depërtuar urën:

‘’ Ende nuk dihen arsyet por vetura ka thyer barrierat e urës duke rënë poshtë’’ ka thënë ai.

Të gjitha njësitë relevantë janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje për të gjetur dy pjesëtarët e policisë.

Kërkimeve për policët iu janë bashkuar edhe FSK dhe ekipet e zjarrëfikësve, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme