Kush tha që mrekullitë nuk ekzistojnë?
Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” u bëmë dëshmitarë të një mrekullie që kishte ndodhur para 20 vitesh. Suriu ishte personazhi i kësaj mrekullie, i cili kishte qëndruar 3 ditë në pus.
Para 20 vitesh, Suriu kishte hyrë brenda në pus për të marrë kovën që kishte rënë dhe papritur pusi kishte nisur të shembej.
Për 3 ditë ai kishte qëndruar nën gurë dhe nuk e dinte nëse do të shikonte më familjen e tij. Ndërkohë që Suriu luftonte me vdekjen nën tokë, një betejë tjetër zhvillohej mbi sipërfaqe. Bashkëfshatarët me të mësuar se çfarë kishte ndodhur nuk kishin hezituar dhe i kishin ardhur në ndihmë duke i shpëtuar jetën.
Suriu kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar bashkëfshatarët të cilët nuk e kishin braktisur në momentin më të vështirë të jetës së tij. “Ju kam ftuar në këtë program për t’ju falenderuar. Ishit ju ata që më keni qëndruar pranë në momentin më të vështirë të jetës time. Ju përshëndes dhe ju dua shumë!”,- ishin fjalët me të cilat Suriu iu drejtua bashkëfshatarëve.
Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” i dhuroi dy karroca me fara të ndryshme për të mbjellë tokat./tch/
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...