Nëse jeni një ndër ata udhëtarë të cilët më shumë dëshirojnë të ulen afër dritares, do të duhej kushtuar kujdes paralajmërimit të ekspertëve.
Punëtorët shëndetësorë theksojnë që udhëtarët në aeroplan janë më të ekspozuar ndaj rrezeve të dëmshme të diellit sesa cilido person në tokë, posaçërisht ata afër dritares.
Ekzistojnë dy tipa rrezatimesh UV që kanë të bëjnë me kancerin e lëkurës – UVA dhe UVB.
“Kur jeni në aeroplan, rrezatimin UVB, që shkakton djegie, e bllokojnë xhamat e dritareve, mirëpo jo edhe rrezatimin UVA. Sa më afër mbështjellësit të ozonit që të jeni, rrezet e diellit janë më të dëmshme”, thekson zëdhënësi i Asociacionit Britanik të Dermatologëve, Matthew Gee.
“Rrezet UVA depërtojnë më thellë në lëkurë sesa ato UVB. Rrezet UVA, të cilat në aeroplan nëpërmjet dritareve arrijnë deri në lëkurë, shtojnë rrezikun nga melanoma”.
Punëtorët shëndetësorë theksojnë që çelësi qëndron në preventivë, sepse më shumë se katër tipa të kancerit të lëkurës mund të pengohen.
Për këtë shkak theksojnë që është me rëndësi të mendohet për mjetet mbrojtëse.
Pa mbrojtje nga dielli ballafaqoheni me rrezikun e shtuar nga dëmtimi i lëkurës, plakja dhe nga rreziku i shtuar nga kanceri.
“Rreziqet janë të ngjashme edhe për pilotët”, thotë Gee.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...