Ed Sheeran e ka kompletuar me videoklip baladën e tij, “Happier”.
Kënga është pjesë e albumit të këngëtarit nga viti 2017, “÷”, të cilën tash ai ka vendosur ta shoqërojë me video muzikore, transmeton Telegrafi.
Versioni audio i kësaj kënge është publikuar në YouTube në mars të vitit 2017 dhe është dëgjuar mbi 120 milionë herë.
Ndërsa në videoklipin e “Happier”, ai ka zgjedhur një version kukull që e personifikon këngëtarin.
‘Kukulla Sheeran’ për herë të fundit ishte parë në videoklipin e këngës “Sing”.
Për më pak se 24 orë nga publikimi, videoklipi i këngës “Happier” është shikuar mbi nëntë milionë herë.
Në ndërkohë, është raportuar se Sheeran do të luajë në një film të ri të realizuar nga Danny Boyle dhe Richard Curtis, që është i vendosur në një botë ku “The Beatles” nuk kanë ekzistuar.
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë