Ish-gjyqtari italian i FIFA-s, Mauro Bergonzi, ka bërë vlerësimin e takimit mes Interit e Juves, ku rastet e diskutueshme ishin të shumta, dhe disa herë u desh ndërhyrja e teknologjisë VAR.
Bergonzi ka theksuar se kartoni i verdhë ndaj Vecinos do të mjaftonte për atë ndërhyerje në Mario Mandzukicin, në humbjen 3-2 të Interit ndaj Juventusit.
Por, nëse mesfushori i Interit e meritonte të kuqin, atëhere, sipas tij, e njëjta do të vlente edhe për mbrojtësin e Juves.
“I kuqi i Vecinos: Arbitri Orsato nxjerr kartonin e verdhë, por më pas shkon tek monitori. Për mua, duke parë minutën e ndeshjes por edhe momentin, i verdhi ishte i mjaftueshëm. Barzagli ndaj Ikardit: Mbrojtësi i Juves u ndëshkua me të verdhë, por nëse do përdoret i njëjti vlerësim si ai për Mandzukic, duhej edhe Barzagli të dilte me të kuq. Faulli i Pjanic, ndërkohë që kishte kartonin e verdhë: Orsato bëri mirë që nuk e ndëshkoi me të dytin e verdhë”, ka theksuar ai.
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...