Është një ndër këngëtaret më të komentuara në media, por përgjithësisht për pamjen e saj dhe anën profesionale, sepse jetën private prej shumë vitesh Eli Fara e ruan në mënyrë hermetike.
Kurrë nuk është fotografuar krah një mashkulli dhe as ajo vetë nuk ka deklaruar ndonjë lidhje, ndonëse shumë meshkuj e adhurojnë dhe ka pasur propozime të shumta.
E ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Eli ka folur për herë të parë si për martesën, propozimet, por edhe cilësitë që duhet të ketë shoku i saj i jetës.
E pyetur nëse ka një shok, këngëtarja u përgjigj: “Po vë njeri para vajzës unë?” ndërsa për martesën Eli u shpreh: “S’kam thënë kurrë qe do martohem ose s’do martohem. Propozime ka shumë nga të gjitha moshat, s’di nga t’ja filloj”.
E pyetur nëse ndihet rehat me një shok moshatar apo më të ri, Eli tha se do ndihej e përkëdhelur dhe e mbrojtur me një mashkull më të madh se ajo.
“Me një mashkull më të rritur në vite, ndihesh më e përkëdhelur, më e sigurt, më e mbështetur, më e mbrojtur. Kurse me më të ri, qoftë edhe moshatar duket sikur femra bëhet lider dhe përgjegjësi e madhe më duket”, u shpreh këngëtarja.
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...