Që nga pranimi i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, në dhjetor të vitit 2014, sportistët dhe federatat e sporteve të Kosovës kanë qenë pjesë të barabarta në garat ndërkombëtare të organizuara nga federatat e sporteve përkatëse, qoftë evropiane apo botërore. Megjithatë, deri në pranimin e Kosovë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë dhe në federatat e ndryshme ndërkombëtare të sporteve, Serbia kishte bërë pengesa të njëpasnjëshme që Kosova të mos bëhet pjesë e tyre.
Në rubrikën e përjavshme “Fokus” të Radios Evropa e Lirë, përfaqësues të sporteve të Kosovës, kanë shprehur drojën se përpjekjet e ngjashme nga shteti i Serbisë për të penguar sportistët e Kosovës për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, po vazhdojnë edhe më tej, sidomos për garat ndërkombëtare që organizohen në Serbi, nën patronazhin e federatave ndërkombëtare të sporteve përkatëse.
Përfaqësuesja e Karatesë së Kosovës para garës në Serbi
Aktualisht, përfaqësuesja e Karatesë së Kosovës, është duke bërë përgatitjet e fundit për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian të Karatesë, që do të mbahet nga 10 deri më 13 maj në Novi Sad, një qytet në Serbi. Përgatitjet teknike dhe taktike janë duke i zhvilluar në një ambient të përshtatshëm në Bogë, në lartësi mbidetare mbi 1 mijë e 400 metra.
Për anëtarët e përfaqësueses së Kosovës dhe për Federatën e Karatesë së Kosovës, kampionati që pritet të mbahet në Serbi, paraqet vetëm një garë të radhës dhe mundësi për marrjen eventuale të medaljeve, si dhe pikëve olimpike, të vlefshme për pjesëmarrje në olimpiadën e ardhshme.
Megjithatë, tek ata ekziston një ndjenjë e veçantë, pikërisht sepse garën do ta bëjnë në një vend, i cili nuk e njeh shtetin e Kosovës.
Fortesa Orana, anëtare e përfaqësueses së Karatesë së Kosovës, në kategorinë deri në 68 kilogramë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se tashmë është e gatshme për garën e radhës, nga e cila synon një medalje.
“Është njëfarë ndjenje pak më ndryshe, për shkak se mbahet në Serbi. Por, ne jemi sportistë dhe ne, thjesht, garojmë për të fituar, për të pasur medalje evropiane. Kjo është e gjitha për një sportist. Thjesht, nuk i shikojmë këto detaje, se a mbahet në Serbia, apo diçka tjetër”, thotë Orana.
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...