Regjisori Kastriot Çipi ka shpërndarë një informacion në “Facebook ku thuhet se qeveria mund të tërhiqet nga prishja e Teatrit Kombëtar.
Në postimin e tij shkruhet se një institucion ndërkombëtar siç është Docomomo International, i ka dërguar letër institucioneve në Shqipëri dhe i kërkojnë që të mos prishet Teatri.
Postimi i plotë
Keto dite ne tavolinat e punes se Kryeministrit shqiptar, Kryetarit te Bashkise se Tiranes e Ministres se Kultures ka arritur nje leter e Ana Tostoes, Presidente e Docomomo International. Ne leter kerkohet qe institucionet e siperpermendura te ruajne Ndertesen e Teatrit kombetar. Docomomo International eshte nje institucion nderkombetar me shume autoritet me dege ne shume shtete te botes qe merret me vleresimin dhe mbrojtejen e ndertimeve me vlera arkitektonike e historike ne gjithe boten. Jam shume i kenaqur pasi kjo leter eshte rezultat i iniciatives time personale pas shtytjes se mikut tim regjizor dhe ish nendrejtor I Teatrit Kombetar Kastriot Cipit. Per te bere qe rasti i Teatrit tone Kombetar ti nenshtrohej vleresimit te ketij institucioni te rendesishem duhet te falenderoj perzemersisht edhe mikun tim Keshilltarin Rajonal te Trentino Alto Adixhes Alessandro Urzì dhe padyshim arkitektin Riccardo Forte.
Ka qene ky i fundit ne cilesine e tij si drejtues i Docomomo ne Paris qe i ka kaluar per shqyrtim rastin e Teatrit Kombetar ketij organizmi qe ne kete leter kerkon me force rivleresimin e planeve qe parashikojne prishjen e kesaj ndertese per aresye te vlerave arkitekturore, materialeve te ndertimit te perdorura si dhe vlerave historike te qe ky objekt paraqet jo vetem ne plan kombetar per Shqiperine por edhe ne ate nderkombetar. Jam i kenaqur gjithashtu pasi ne kete rast behet fjale per nje vleresim nga nje institucion nderkombetar e i paanshem qe nuk ben nje vleresim as politik e as pasional por thjesht duke u bazuar ne kritere teknike. Shpresoj qe ti kem ardhur sado pak ne ndihme te gjithe atyre qe ne Shqiperi jane mobilizuar per ruajtjen e ketij tempulli te kultures shqiptare.
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...