Rrëzohet nga shkëmbi, ndërron jetë në spital 45-vjeçari

20:54 | 28 Prill 2018
Trina Galanxhi

Një 45-vjeçar me iniciale L.Ç ka ndërruar jetë në spitalin e Gramshit pasi ishte shtruar me dëmtime të shumta pasi kishte rënë nga një shkëmb.

Mësohet se viktima është menaxher i një kompanie në hidrocentralin e Moglicës.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, ka humbur ekuilibrin mbi një shkëmb, ku po kryente monitorimin e terrenit dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi, duke marrë dëmtime të shumta fizike duke u dërguar në Spitalin e Gramshit, ku ka ndërruar jetë

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme