Për herë të parë pas shumë vitesh, 3 nga katër turnetë e fundit “Masters 1000” (Paris 2017, Indian Wells dhe Majemi 2018) nuk janë fituar nga tenistë që vijnë nga Evropa, por nga Amerika.
Amerikani Jack Sock fitoi vjet në Paris, argjentinasi Juan Martin Del Potro triumfoi në Indian Wells dhe amerikani John Isner fitoi në Majemi. E megjithatë, 64 nga 67 turnetë e fundit Masters janë fituar nga tenistë që vijnë nga Evropa, që tregon se tenistët nga “kontinenti i vjetër” janë ende protagonistët kryesorë.
Por përse ndodh kjo gjë? Roger Federer, një ikonë e këtij sporti, shpjegon se përse tenistët evropianë janë më të suksesshëm, duke qenë elita e këtij sport.
“Është e vërtetë, që Evropa ka qenë lokomotiva e sportit të tenisit të meshkujve në 10 vitet e fundit Ndoshta prej faktit se në Evropë luhet në të trija sipërfaqet, fushat me dhe, bar dhe çement. Është e vështirë që tenistët amerikanë të përmbysin këtë trend, pasi tenistët europianë janë më të fortë. Ndoshta trendi do të ndryshojë kur tenistët jo-europianë do të nisin të fitojnë më shumë grand sleme”, ka deklaruar Federer.
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...