Opozita shqiptare mund të mbetet vetëm me dy deputetë në opozitë.
Të gjitha partitë parlamentare opozitare shqiptare përveç Aleancës për Shqiptarët, kanë shprehur ambicie për të qenë pjesë e shumicës.
Për analistin Albert Musliu, kjo dukuri vjen si pasojë e frikës së humbjes së elektoratit, nga qëndrimi në opozitë. Ai nuk e sheh si pozitive përzierjen e shumë partive në koalicion pasi që sipas tij do të lindin përçarje të reja në ekzekutiv.
“Ata e panë se mos-prezenca brenda Qeverisë kishte efekt negativ, duke filluar nga Besa ku erdhi deri te ndarja e partisë në dy pjesë. PDSH-ja këtu ka më shumë eksperiencë në skenën politike dhe e dinë më mirë efektin e mos-prezencës në ekzekutiv se si ndikon edhe në elektorat edhe në tërësi. Nga ana tjetër Aleanca ka marr një drejtim tjetër dhe mendon se me ngeljen në opozitë, në këto rrethana do të mund ta përforcojë bazën e vete”, tha për Alsat, analisti Albert Musliu.
Ditë më parë, kryeministri Zaev tha se zgjerimi i koalicionit do të publikohet pas festave të majit, duke mos bërë të ditur se me cilën parti i kanë përafruar më shumë qëndrimet, edhe pse jozyrtarisht mësohet se LSDM-ja është e interesuar për pesë deputetët e Lëvizjes BESA, ndërsa BDI favorizon partinë e Thaçit.
Koalicionit mes LSDM-së dhe BDI-së, deri më tani u janë shtuar më shumë se 6 deputetë nga partitë tjera opozitare. Për shkak të numrit të vogël të deputetëve, kryeministri Zaev që nga fillimi kishte paralajmëruar zgjerimin e mazhorancës me disa deputetë./alsatm
“S’dua të më prekni nëpër trup”, Driloni mbledh banorët dhe ...
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri