Google ADS

Loriana humb në çerekfinale, tani e kërkon medaljen e bronztë

14:13 | 28 Prill 2018
Arbresh.info

Kuka ka humbur shanset për medalje të Argjendtë ose të Artë, tani do të kërkojë atë të Bronztë.

Loriana Kuka nuk ka mundur të kalojë medalistën e argjendtë nga Lojërat Olimpike RIO 2016, francezen Audrey Tcheumeou, shkruan gazeta Express.

Kuka u mposht me Ippon në çerekfinale të Kampionatit Evropian Tel Aviv 2018, kategoria -78 kg.

Loriana tani do të kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit, e cila do të takohet me Natalie Powel të Britanisë së Madhe. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme