Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka zyrtarizuar marrëveshjen politike qw ky qytet të qeveriset nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe shoqëria civile.
I pari i Gjilanit, i mbështetur edhe nga strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, si fitues i zgjedhjeve, ka bërë të ditur se ka arritur sot këtë marrëveshje për bashkëqeverisje mes LDK-së, AAK-së, AKR-së, përfaqësuesit e minoriteteve, grupeve të interesit dhe shoqëria civile, transmeotn ‘Indeksonline’.
“Marrëveshja për bashkëqeverisje për Gjilanin 2021 Plus, do të thotë dakordim i parimeve programore për zhvillim të infrastrukturës, arsimit, kujdesit shëndetësorë, zhvillimit lokal ekonomik, pakon për familjen bujqësore, zhvillimin e politikave të rinisë, avancimin e gruas në vendimmarrje dhe për një sport të afirmuar edhe ndërkombëtarisht”, ka thënë Haziri.
Marrëveshja politike do t’i zbardhë emrat e bartësve të politikave sektoriale të hënën në ora 15:00, në prani të përfaqësuesve politik dhe publikut./Indeksonline/
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...