Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull ka thënë të shtunën se shteti i tij do të dërgojë një avion ushtarak për të monitoruar anijet e Koresë Veriore, të cilat dyshohet se janë duke transferuar mallra të ndaluara në kundërshtim me sanksionet e Kombeve të Bashkuara.
Qeveria japoneze ka njoftuar përmes një deklarate se Kanadaja po ashtu planifikon të vendosë një pajisje vëzhgimi për këto aktivitete në bazën ajrore të ushtrisë amerikane në ishullin japonez, Okinawa.
Ky njoftim ka ardhur vetëm një ditë pasi liderët e Koresë Veriore dhe asaj Jugore premtuan në një takim historik për denuklearizim të plotë të Gadishullit Korean.
Sidoqoftë, presidenti amerikan Donald Trump, që po ashtu pritet të takohet me liderin verikorean, Kim Jong Un ka thënë se ai të vazhdojë presionin ndaj Phenjanit me sanksione të cilat ishin vënë me qëllim të frenimit të programit bërthamor dhe atij të raketave në Korenë Veriore.
Australia, aleate besnike e SHBA-së, po ashtu ka premtuar se do të vazhdojë presionin ekonomik dhe atë diplomatik në Korenë Veriore.
“Avioni mbikqyrës P-8A do të monitorojë se sa janë duke u zbatuar sanksionet dhe ky hap është pjesë e bashkëpunimit tonë me aleatët për të kuptuar sapo zbatohen sanksionet e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Turbull.
Ky vendim i Australisë dhe Kanadasë vjen pasi një luftanije britanike ka arritur këtë muaj në Japoni në përpjekje për të monitoruar zbatimin e sanksioneve të OKB-së ndaj Koresë Veriore.
“Japonia mirëpret këto aktivitete të mbikqyrjes me qëllim të mbajtjes së presionit në Korenë Veriore duke ruajtur solidaritetin me komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Qeveria Japoneze, duke iu referuar veprimeve të Austrialisë, Kanadasë dhe Britanisë.
Turnbull dhe ministrja e Jashtme, Julie Bishop kanë thënë se presioni duhet të vazhdojë drejt Koresë Veriore derisa të Gadishulli Korean të denuklarizohet plotësisht./REL
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...