Kreu i shtetit Ilir Meta në fjalën e tij në samitin e liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit bëri thirrje për një vëmendje dhe angazhim më të madh të koordinuar të BE dhe NATO-s, në funksion të perspektivës së qartë evropiane.
Ai kërkoi nga këto institucione një mbështetje efektive politike, ekonomike dhe financiare për ta realizuar këtë perspektivë në një kohë sa më të shkurtër.
Në fjalën e tij, Presidenti Meta vlerësoi ndër të tjera se, së bashku kemi shfrytëzuar çdo moment për t’u angazhuar në një dialog të drejtpërdrejtë, megjithëqë jo gjithmonë kemi rënë dakord.
Duke iu referuar ambicies së përbashkët të integrimit evropian për krijimin e një klime të besimit reciprok dhe të mirëkuptimit, Presidenti Meta, theksoi gjithashtu se, fatkeqësisht, në muajt e fundit kemi parë kthim mbrapa te retorikat dhe veprimet provokuese, të cilat sidoqoftë kanë qenë të izoluara.
Kreu i Shtetit shprehu mbështetjen e ambicies për integrimin në NATO për të gjitha vendet e rajonit që e aspirojnë dhe nënvizoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën Transatlantike nuk është kundër ndonjë vendi tjetër në rajon, por për të forcuar arkitekturën e sigurisë së rajonit, që ende është i paqëndrueshëm.
Gjithashtu, Presidenti Meta shprehu shqetësimin për presionin e intensifikuar nga aktorë jashtë rajonit që shoqërohet me retorikë kundra NATO-s dhe BE-së dhe që synon të destabilizojë rajonin.
Duke u ndalur tek procesi i integrimit evropian, Presidenti Meta theksoi se integrimi i rajonit në BE nuk është vetëm një ambicie e përbashkët por garantuesi më i mirë i paqes, stabiliteti dhe prosperitetit, në interes të rajonit, por dhe në interesin më të mirë të vetë Bashkimit Evropian.
Në fund të Samitit, Krerët e Shteteve të Procesit të Brdo-Brijunit të pranishëm miratuan një deklaratë të përbashkët, ku theksuan nevojën e një sinergjie më të madhe në iniciativat rajonale dhe mekanizmat për të ndërtuar një rajon gjithëpërfshirës.
Ata i bënë thirrje gjithashtu BE-së për të vijuar mbështetjen për zhvillimin e integrimit ekonomik ndër-rajonal në mënyrë që të rrisë interesin e tregut rajonal dhe vijuar me rritjen ekonomike.
Samiti i ardhshëm i Procesit të Brdo-Brijunit do të organizohet nga Presidenti Meta në Shqipëri, gjatë vitit 2019.
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...