Java e 29-të në elitën e futbollit kosovar do të fillojë ditën e sotme (e shtune).
Ndeshja më interesante e kësaj dite do të zhvillohet në qytetin e bukur të Prizrenit, mes Lirisë dhe Gjilanit.
Prizrenasit në këtë takim vijnë pas katër ndeshjeve pa fitore ku kanë barazuar në tri prej tyre dhe kanë humbur nga Llapi 1-2.
Ndërkohë gjilanasit me trajnerin e ri Alban Hyseni në dy ndeshjet e fundit kanë marrë katër pikë duke luajtur pa gola me Feronikelin dhe duke mposhtur Trepçën ’89.
Gjyqtari nga Prishtina, Besfort Kasumi do ta ndajë drejtësinë në këtë sfidë me ndihmësit Meriton Berisha dhe Visar Kelmendi.
Në dy përballjet mes këtyre dy skuadrave këtë edicion, një fitore i ka takuar Gjilanit 1-0, ndërsa në Prizren dy skuadrat luajtën pa gola 0-0.
Ndeshja tjetër e planifikuar për ditën e shtunë do të luhet në qytetin e Skenderajt mes Drenicës dhe Vllaznisë së Pozhoranit.
Drenicasit me një fitore do të ishin shumë më të qetë në vazhdim të kampionatit.
Dy ndeshjet do të fillojnë nga ora 16:00 pasi nga kjo xhiro ka vendosur këtë orar të ri. /Telegrafi/
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...