Kur keni përfituar djalin, keni bërë hapin e duhur, mirëpo tani e ka radhën njohja me familjen e tij të cilën duhet ta përfitoni të tërën.
Nuk është e rëndësishme që familja e tij t`ju adhurojë por që marrëdhënia juaj të jetë e ëmbël dhe e thjeshtë. E njëjta vazhdon edhe për familjen tuaj.
Familja e tij ju fton për darkë që të njiheni më mirë, ja se si të veproni:
Mos u vononi. Familja e partnerit tuaj ju ka ftuar në darkë që të njiheni, vonesa nënkupton mosrespekt, andaj mundohuni që të jeni në kohë. Në anën tjetër edhe të paraqiteni shumë herët nuk është mirë, pasi që mund t’i gjeni të papërgatitur.
Mos shkoni duarthatë. Është një shenjë e vogël vëmendjeje dhe e madhe kujdesi. Mjafton një shishe verë, ëmbëlsirë apo lule.
Shmanguni nga alkooli. Nëse ju ofrojnë aperitiv para darkës,mos refuzoni. Por mos e teproni, pasi që askush nuk dëshiron që të dehet dhe të turpërohet para familjes së partnerit.
Keni kujdes në sjelljet e juaja. Duhet të jeni e vetëdijshme se si dëshironi të jeni në qendër të vëmendjes pasi të gjithë sytë dhe veshët do jenë drejtuar tek ju. Mos bëni tinguj derisa hani, mos flisni me gojën plot, mos u qeshni me zë të lartë.
Ndihmoni në pastrimin e tavolinës. Kur jeni paraqitur sigurisht se gjithçka ka qenë gati, mirëpo tani që përfundoi darka ndihmoni në punët e shtëpisë, shkruan femra.net. Përshtypja që do lini është sukses i garantuar!
Nëse kaloni me sukses tërë pesë hapat, shanset që të përfitoni nënën e tij janë të mëdha. Por marrëdhënia duhet kultivuar, ashtu që takimin e dytë vazhdojeni me të njëjtën tempo.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...