Rreth 70.35% e banesave përdorin drurin për ngrohjeje Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar për herë të parë konsumin e energjisë në ekonomitë familjare për vitin 2015, ku thuhet se rreth 70.35% e banesave përdorin drurin si një burim ngrohjeje, 18.18% e përdorin vetëm energjinë elektrike si burim për ngrohje, 7.10% e përdorin thëngjillin si burim të energjisë, 4.02% konsumojnë ngrohje nga sistemi qendror ose edhe lokal për ngrohjen e hapësirave dhe 0.35% përdorin alternativa të tjera.
ASK thotë se qëllimi i publikimit është që të paraqes tendencën e zhvillimit të këtij sektori. Në këtë hulumtim statistikor janë prezantuar të gjeturat statistikore për vitin referues 2015 mbi konsumin e energjisë nga ana e ekonomive familjare.
“Numri i përgjithshëm i hapësirave për banim ishte 366 020, kurse i ekonomive familjare ishte më 333 290. Sipas anketës, territori i Kosovës është i mbuluar me 99.8 % me energji elek trike. Sa i përket llojit të burimit të ngrohjes rreth 70.35% e banesave përdorin drurin si një burim ngrohjeje, 18.18% e përdorin vetëm energjinë elektrike si burim për ngrohje, 7.10% e përdorin thëngjillin si burim të energjisë, 4.02% konsumojnë ngrohje nga sistemi qendror ose edhe lokal për ngrohjen e hapësirave dhe 0.35% përdorin alternativa të tjera. Besojmë se ky publikim do të shërbejë si material i dobishëm referues për të gjithë shfrytëzuesit e të dhënave statistikore të ASK-së dhe do të shërbejë si informacion i dobishëm dhe relevant ekonomik për Kosovën.
Për mbledhjen e të dhënave është përgatitur një pyetësor nga ASK-ja sipas kërkesave të Eurostat-it, me tendencë të modifikimit në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e ASK-së./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...