Google ADS

Tusk: Ballkani dhe Koretë treguan se e pamundura bëhet e mundur

09:40 | 28 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se lajmet nga Gadishulli Korean dhe ajo që ka përjetuar në Ballkan ditëve të fundit, tregojnë se “e pamundura mund të bëhet e mundur”.

“Ajo çfarë kam dëgjuar sot nga Koreja dhe ajo që kam përjetuar në Ballkan ditëve të fundit, do të duhej të ishte përkujtuese pozitive për të gjithë, se e pamundura mund të bëhet e mundur dhe se gjithçka varet tërësisht nga vullneti i mirë dhe guximi i individëve”, tha Tusk në Twitter.

Tusk ka vizituar këtë javë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku ka përçuar mesazhin se Bashkimi Evropian është dhe mbetet partneri i tyre më i besueshëm. Tusk po ashtu i ka siguruar ato se kanë të ardhme evropiane, nëse i përmbushin kriteret./arbresh.info/

tus

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme