Google ADS

Zbulohet ngjarja më e madhe në histori mbi flijimin e fëmijëve

01:08 | 28 Prill 2018
Trina Galanxhi

Arkeologët kanë zbuluar atë që mund të quhet ngjarja më e madhe e flijimit të fëmijëve në historinë njerëzore.

Më shumë se 140 fëmijë u sakfrifikuan në të njejtën kohë në rajonin bregdetar të Perusë, rreth 550 vite më parë, transmeton portali arbresh.info

Zbulimi u bë afër Trujillo-s, që ndodhet afër qendrës së qytetërimit të lashtë Chimú.

Më shumë se 200 llamë të rinj u flijuan së bashku me fëmijët dhe të gjitha që u vranë në një ngjarje të vetme.

Zbulimi, i mbështetur nga grantet nga National Geographic Society, u zbulua ekskluzivisht në faqen e internetit National Geographic.

Fëmijët e flijuar kishin shumë brinjë të dëmtuara, ndërsa është gjetur se aty iu është hequr edhe zemra./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme