Në skandalin me dëbimin e gjashtë shtetasve turq, shteti i Kosovës ka bërë edhe një ngatërresë. Njëri nga të dëbuarit, nuk ka qenë pjesë e listës dhe nuk ka pasur urdhër largim.
Policia me urdhër të AKI-së ka kërkuar të arrestojë shtetasin turk Hasan Hüseyin Demir, por në vend të tij ka arrestuar shtetasin tjetër turk, Hasan Hüseyin Günakan.
Avokati Urim Vokshi, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se njëri nga personat e dëbuar i cili s’ishte pjesë e listës, dallon shumë nga tjetri, përveç emrit.
“Mbiemri është krejt ndryshe. Kanë dallim mes vete rreth 10 vjet. Njëri ka punuar në Prishtinë tjetri në Gjakovë. Asnjëri prej tyre nuk janë të rrezikshëm për sigurinë kombëtare. Kjo ka ardhë nga shteti turq, dhe vetëm është vulosur nga institucionet tona, dhe kjo tregon se nuk kanë qenë aspak të rrezikshëm”, tha ai.
Ai shtoi se edhe përmes këtij skandali është treguar se nuk ka qenë intelengjenca e Kosovës ajo që e ka kryer këtë akt, por ajo e Turqisë. “Të dytë kanë qenë me lejeqëndrimi në Kosovë, kanë pasur të gjitha dokumentat në rregull. Ka qenë e pamundur që të gabohet në bazë të dokumentave, por ja që ka ndodhur”, tha ai.
“Personi që është larguar gabimisht iu ka sqaruar policëve se nuk është personi që po kërkohet. Megjithatë AKI-ja kishte dhënë konfirmimin se pa marrë parasysh se nuk është në listë edhe ai person duhet të dërgohet në Turqi. Nuk është e rëndësishme, se kush por numri i personave që janë kërkuar”, tha tutje.
Vokshi shtoi se “kushtimisht mund të themi se ai është me fat, ai ka kërkuar azil, por është shumë i shqetësuar për sigurinë e tij dhe të familjes së tij. Ai është i gatshëm të vërtetojë se nuk është i rrezikshëm për sigurinë kombëtare. Në kuptimin e ligjshmërisë beson se Gjykatat në Kosovë. Në kuptimin ligjor nuk ka asnjë bazë ligjore se ai do të dërgohet për në Turqi, megjithatë ai ka frikë se mund të ndodhë kjo”.
“E gjithë kjo ka të bëjë me plotësimin e kërkesave të shtetit turk. Është në Kosovë me familjen e tij për më shumë se pesë vite, dhe besoj se do të vazhdojë të jetojë në Kosovë pasi ka kërkuar edhe azil. Si avokat nuk kemi luksin që ti garantojmë dikujt që nuk do të ndodhë deportimi”, tha Vokshi.
Ai tregoi se ka pas një vëmendje të madhe në sferën ndërkombëtare, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre, dhe kjo është shqetësuse për integrimin e Kosovës.
“Besueshmëria në avokatët e shtetit turq nuk është e madhe, për shkak të problemeve që është atje. Avokatë në Turqi kanë hezituar të marrin në dorë persona të tillë për shkak të presioneve që ndodhin. Familjarët janë në rrezik, edhe fëmijët dhe kurrsesi nuk mund të shkojnë në Turqi, madje ata po ndihen të pasigurt edhe në Kosovë. Gjendja nuk duket se ka përmirësim në Turqi”, tha tutje.
Kujtoi se edhe Avokati i Popullit sot tregoi për shumë shkelje që është bërë me rastin e deportimit.
“Besojmë se Komisioni i ankesave për të huaj do të marrë parasysh ankesat tona. Nëse Kosova ka bashkëpunim me Turqinë mund ta kthejë personin e dëbuar gabimisht, në të kundërtën i bie se Kosova është e nënshtruar nga Turqia”, përfundoi ai./Koha.net/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën