Komisioni për Inteligjencë i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA lëshoi të premten raportin përfundimtar mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale më 2016, duke konstatuar se fushata e presidentit Donald Trump nuk ka bashkëpunuar fshehtë me Rusinë.
Raporti prej 250 faqesh është kapitulli i fundit i hetimeve nga Komisioni për Inteligjencë, i cili kontrollohet nga republikanët.
Anëtarët demokratë të Komisionit e kanë kritikuar për kohë të gjatë procesin e udhëhequr nga republikanët, duke thënë se homologët e tyre bëjnë përpjekje të mbrojnë Trumpin dhe të minojnë integritetin e komunitetit të inteligjencës në SHBA.
Republikanët kanë thënë se agjencitë e zbulimit në SHBA janë bërë shumë të politizuara, përcjell REL.
Komisioni për Inteligjencë është një nga tre panelet e Kongresit që po hetojnë ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.
Trump e mohon vazhdimisht se ka pasur bashkëpunim të fshehtë me Rusinë, ndërsa hetimet i quan “gjueti shtrigash”.
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...
Ekspozimi ndaj dritës blu gjatë natës rrit rrezikun e zhvill...