Google ADS

Lladrovci e Jashari, darkë me Robin Krasniqin

21:36 | 27 Prill 2018
M. A.

Kryetarët e Drenasit dhe Skënderajt, Ramiz Lladrovci dhe Bekim Jashari, kanë takuar sonte, boksierin e mirënjohur Haxhi-Robin Krasniqin, të cilin e përgëzuan që më 2 Qershor të bëhet kampion i Evropës e më pastaj edhe i botës.

Ja postimi i Lladrovcit në Facebook:

“Sonte, pas treningut, për darkë jemi me boksierin tonë, Haxhi-Robin Krasniqin, i cili është shumë dashamirës dhe na solli shumë kënaqësi me mikpritjen e tij.

Para meçit të 2 Qershorit për titullin e kampionit të Evropës, Robini ishte shumë optimist dhe i bindur për fitore. Besojmë fort se do ta mund kundërshtarin!

Sporti ka prezantuar shkëlqyeshëm shtetin tonë. Mbrëmë vajzat tona xhudiste, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, sollën medaljen e artë dhe të argjendtë, nga kampionati evropian.

Presim që edhe Robini të bëhet kampion evropian i boksit në kategorinë e tij e pastaj edhe kampion i botës! Suksese e fitore Robin!

Tashmë, për meçin e Robin Krasniqit, më 2 Qershor, me Bekimin i kemi edhe ftesat, edhe biletat!”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme