Google ADS

Japonia bën “funeral” për robotët

21:35 | 27 Prill 2018
Trina Galanxhi

Disa robotë të rreshtuar në një tempull në Japoni, nuk ishin shfaqje e teknologjisë, por ata thjesht po nderoheshin me një “funeral” tradicional.

Në disa aspekte, ky lloj funeral ishte si gjithë të tjerat, me tym të temjanit dhe me një prift që këndonte sutre, ku lutej për tranzicion paqësor të shpirtit, transmeton portali arbresh.info

Robotët ishin pjesë e gjeneratës së 114-të dhe secili mbante shënime se prej nga kanë ardhur dhe se cilës familje i përkisnin.

Kompania e riparimit të elektronikës A FUN, e cila është e specializuar në ndreqjen e produkteve të cilësisë së mirë, ka dërguar rreth 800 AIBO në këtë mënyrë në vitet e fundit në një tempull budistësh shekullor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme