Google ADS

Nitaj: Turpi i Kuvendit, deputetët nuk i japin pesë pare për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

20:19 | 27 Prill 2018
M. A.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Muharrem Nitaj, ka kritikuar kolegët e tij që kanë munguar në kohën kur është dashur të votohet rezoluta për të zhdukurit. Nitaj ka thënë se deputetët nuk i japin pesë pare as për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Turpi i Kuvendit. 1600 e sa njerëz të zhdukur, të gjallë ose të vdekur, sot kanë pasur nevojë për një votë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Turp e faqja e zezë që ajo votë mungoi!”, ka thënë Nitaj.

“Mungoi sepse se jo pak prejt deputetëve nuk i japin pesë pare as për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, as për zhvillimin ekonomik, as për arsimin, as për ushtrinë, as për shtetin, as për njeri të gjallë…”, është shprehur ai.

“Për fatin e keq, të tillë në Kuvendin e Kosovës nuk ka pak!”, ka thënë deputeti Nitaj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme